• Qendra “Tamara”, Tirane

    Koordinon bashkëpunimin me shoqatat e tjera lokale dhe me qendrën Multimediale “Shteg”
    Organizon dhe realizon informimin e zgjedhësve dhe grumbullimin e firmave mbështetëse në qarkun Tiranë. Organizon aktivitetet e parashikuara në bashkinë Korçë.

  • Qendra Multimediale ‘Shteg”

    Koncepton dhe realizon vizibilitetin dhe informimin e qyetarve nëpërmjet mediave sociale.

  • Forum i Mendimit të Lirë –Tiranë

    Bashkëpunon me partnerët e projektit dhe shoqaten “Shteg” me objektiv realizimin e vizibilitetit të projektit, duke u fokusuar në përdorimin e mediave vizive. Bashkëpunon për realizimin e proçesit të intervistave në Tiranë, Elbasan dhe për grumbullimin e firmave të zgjedhësve mbështetës të nismës ligjivënëse. Bashkëpunon me shoqatën Shtegu për promovimin dhe vizibilitetin e projektit.

  • Qendra për Progres Rinor – Kukës

    Përgjigjet për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve me pjesëmarrjen e qytetarve,
    grave/vajza e të rinjve në bashkinë Kukës.Realizon fushatën për informim dhe nxitje të zgjedhësve për nismën ligjvënëse, grumbullon fimat mbështetëse në bashkinë Kukës.

  • Shoqata “Zëri qytetar” – Lushnjë

    Përgjigjet për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve me pjesmarrjen e qytetarëve,
    grave/vajza e të rinjve në bashkinë Lushnjë, Fier e Vlorë. Realizon fushatën për informim dhe nxitje të zgjdhësve për nismën ligjvenese, grumbullon firmat mbështetëse në bashkinë Lushnjë, Fier, Vlorë.

  • Shoqata “Hapa të lehtë”- Shkodër

    Përgjigjet për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve me pjesmarrjen e qytetarve, grave/vajza e të rinjve në bashkinë Shkodër. Lehtëson bashkëpunimin me stafet akademike në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Realizon fushatën për informim dhe nxitje të zgjdhësve për nismën ligjvënëse, grumbullon firmat mbështetëse në bashkinë Shkodër.

  • Shoqata “Komuniteti Malazes në Shqipëri” – Elbasan

    Përgjigjet për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve me pjesmarrjen e qytetarve, që i përkasin pakicave kombëtare, komuniteteve në zonat rurale të bashkisë Elbasan. Realizon fushatën për informim dhe nxitje të zgjedhësve për nismën ligjvënëse, grumbullon fimat mbështetëse në bashkinë Elbasan.

  • Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës

    Përgjigjet për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve me pjesmarrjen e qytetarëve, grave/vajza e të rinjve në bashkinë Durrës, Kavajë. Organizon aktivitete me pjesëmarrjen e përfaqesuesve nga organet e qeverisjes vendore, Durrës, Kavajë. Ndihmon në organizimin dhe zhvillimin e diskutimeve me sfatet akademike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Realizon fushatën për informim dhe nxitje të zgjedhësve për nismën ligjvënëse, grumbullon firmat mbështetëse në bashkinë Durrës.