Data : 14 Shtator 2018

Raport Përfundimtar! Zgjedhjet Parlamentare 2005

Ky është raporti përfundimtar i realizuar nga INSIZ në kuadër të monitorimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Në të jepen metodologjia e ngritur për realizimin e monitorimit, kuadri ligjor dhe gjetjet nga monitorimi në terren i kryer nga INSIZ.

Data : 14 Shtator 2018

Raport Përfundimtar! Referendumet Lokale

Në kuadër të implementimit të projektit për referendumet, financuar nga LËVIZ ALBANIA, INSIZ ka hartuar raportin përfundimtar në të cilin prezantohen:
- Bashkëpunëtorët dhe metodologjia e implementimit të projektit;
- Gjetjet nga zhvillimi i aktiviteteve në terren;
- Propozime konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor për referendumet vendore.

Data : 14 Shtator 2018

Raport! Materialet Propagandistike 2017

Ky raport është hartuar në përfundim të implementimit të projektit "Për materialet propagandistike gjatë fushatës zgjedhore", financuar nga Bashkimi Evropian "Horizontal Facility", INSIZ ka hartuar një raport në të cilin paraqitet aspekti teorik ligjor dhe identifikimet e monitorimeve të kryera gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 sa i përket materialeve propagandistike dhe mënyrës së menaxhimit të tyre gjatë fushatës zgjedhore. Raporti del me rekomandime konkrete për zhvillimin e praktikave sa më të mira referuar materialeve propagandistike gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri.