Qëllimi

Arritja e qëllimeve të projektit do të jetë rrjedhojë e punës nëpërmjet të cilës do të synohet realizimin i objektivave specifik:

  • identifikimi i çështjeve dhe problemeve në legjislacionin aktual që gjenerojnë efekte
    negative në cilësinë e përfaqësimit të qytetarëve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore;

  • vlerësim i perceptimeve dhe pritshmërive të qytetarve për nivelin e përfaqësimit të
    tyre në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore;

  • nxitje dhe realizim i proçesit të konsultimit dhe diskutimit me qytetarë, të rinj, gra e vajza, komunitete të marginalizuara dhe pakica kombëtare, të zgjedhur vendor dhe drejtues të njësive administrative dhe stafe akademike për ndërhyrjet dhe ndryshimet që duhet të bëhen në sistemin dhe legjislacionin për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore;

  • realizim i nismës qytetare legjislative për ndryshimet në legjislacionin që rregullon çështjet e zgjedhjeve të organeve të qeverisjes vendore;