
Data : 25 Prill 2021
Qytetarët për zgjedhje Demokratike.
Zhvillim i zgjedhjeve në përputhje me standardet për zgjedhje të lira e demokratike dhe në zbatim të parimeve të trashëgimisë zgjedhore europiane dhe angazhimeve të OSBE-se- është kusht themelor për zhvillimin e demokracisë. Kudo por, në veçanti në vendet që janë në proçeset e formimit të kul- turës dhe të sjelljeve si shoqëri demokratike, realizimi i zgjedhjeve të tilla është një ndër sfidat më komplekse dhe ndër më të vështirat për t`u përballuar me sukses.

Data : Maj 2018
Projekti per referendumet vendore
Nxitje dhe jetësim i mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në proçesin e advokimit, lobimit dhe hartimit të bazës ligjore për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve lokale.

Data : 14 Shtator 2017
Projekt KiE
Monitorimi i zbatimit të Udhëzimit nr.1 të KQZ "Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore".

Data : 30 Shtator 2018
INSIZ projekte ndër vite
Gjatë realizimit të tij prej më shumë se 18 vitesh, INSIZ ka realizuar një serë projektesh me kontribut në fushën e përmirësimit të sistemit të zgjedhjeve në Shqipëri, duke e bashkëshoqëruar vazhdimisht me realizimin e aktiviteteve të vetëfinancuara, të cilat kanë mundësuar realizimin e objektivave dhe qëllimeve të INSIZ. Klikoni më poshtë për t’u njohur me historikun e projekteve tona.

Data : 30 Shtator 2018
Zhvillimi i kapaciteteve të vëzhguesve vendorë në ditën e zgjedhjeve
Me mbështetjen e NDI, INSIZ ka implementuar projektin "Për zhvillimin e kapaciteteve të vëzhguesve vendorë në ditën e zhvillimit të zgjedhjeve". Klikoni më poshtë për t'u njohur më gjerësisht me përmbajtjen e këtij projekti.

Data : 30 Shtator 2018
Dhoma Zgjedhore
Si pjesë e Dhomës Zgjedhore, INSIZ ka ofruar kontributin e tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në reformën zgjedhore në vitin 2016. Klikoni më poshtë për t'u njohur më gjerësisht me përmbajtjen e projektit.

Data : 30 Shtator 2018
Monitorimi i zgjedhjeve 2017
Me mbështetjen e SOROS, INSIZ ka realizuar dhe monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, duke u fokusuar në analizën e veprimtarisë së institucioneve si KQZ, KZAZ, KQV etj. Ndër të tjera fokusi kryesor referohej dhe në interpretimin dhe implementimin e legjislacionit zgjedhor, në funksion të përmirësimit të praktikave të sistemit të zgjedhjeve në Shqipëri. Klikoni më poshtë për t'u njohur gjerësisht me përmbajten e këtij projekti.

Data : 30 Shtator 2018
Materialet propagandistike gjatë fushatës zgjedhore
Me mbështetjen e Këshillit të Evropës, gjatë vitit 2017, INSIZ implementoi projektin për monitorimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës zgjedhore. Përdorimi i materialeve propaganduese gjatë fushatës elektorale, duke qenë se konsiderohet pika më delikate gjatë fushatës zgjedhore, INSIZ ndërmorri përsipër evidentimin në terren të meaxhimit të tyre gjatë fushatës elektorale nga partitë politike. Klikoni më poshtë për t'u njohur më gjerësisht me përmbajtjen e tij.

Data : 30 Shtator 2018
Referendumet Lokale
Me mbështetjen e Lëviz Albania, për periudhën 2017-2018 INSIZ implementoi projektin për referenduemet lokale në Republikën e Shqipërisë. Ky projekt u finalizua duke patur si bashkudhëtarë dy komponentë të rëndësishëm:
I. Ndihmesa në formimin dhe ndërtimin e kulturës qytetare për inicimin dhe realizimin e praktikave të referendumit lokal, përmes trajnimeve, seminare dhe seancave advokuese
II. Propozime konkrete të drafligjit për referendumin vendor, adresuar edhe Kuvendit të Shqipërisë. I implementuar si projekt në disa qarqe të vendit, u përfshinë në të qytetarë të lokaliteteve të ndryshme, përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë të Komisionit të Posatshëm të Reformës Zgjedhore në Kuvend, stafet akademike të disa universiteteve në vend. Përfshirja diversive e subjekteve të ndryshme, rezultoi në përpilimin e draftligjit si një produkt i ngritur mbi mendimet dhe reflektimet e tyre. Klikoni më poshtë për t'u njohur më gjerësisht me përmbajtjen e këtij projekti.
