Projekti:
“Nxitje dhe jetësim i mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në proçesin e advokimit, lobimit dhe hartimit të bazës ligjore për organizimin dhe zhvillimin e referendumeve lokale”
2017

1. Prezantimi i nismës për referendumet lokale me Këshillin Bashkiak të Elbasanit në bashkëpunim me LEVIZ Albania
- Me përfaqësues të ndryshëm të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetare të Elbasanit
Me përfaqësues të ndryshëm të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetare të Elbasanit u diskutuan mundësitë e realizimit të Referendumeve Vendore, problemet që mund të jenë objekt i referendumit dhe si duhet të punohet për të nxitur dhe rritur pjesmarrjen e qytetarëve. Përfaqësues të OJF-ve të Elbasanit e vlerësuan këtë nisëm pozitivisht dhe u angazhuan për të marrë pjesë në të si anëtarë të forumit të organizatave së shoqërisë civile që është duke u realizuar në Elbasan
- Me gra dhe vajza në Bashkinë e Elbasanit, për referendumin vendor.
Në zbatim të projektit që mbështetet nga Leviz Albania, pritshmëri kyesore të të cilit janë:
- Hartimi i ndryshimeve ligjore që duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor për të bërë realisht dhe lehtësisht të mundur, marrjen e inisiativave dhe realizimin e referendumeve lokale dhe
- Ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe mbeshtejta për zhvillimin e kapaciteteve në komunitetet lokale për të ndërrmarrë dhe zhvilluar referendume lokale
Në Bashkinë e Elbasanit u zhvillua seminari “Referendumi vendor – një mundësi më shumë për pjesëmarrjen e grave e vajzave në vendimmarrjen direkte”
Në seminar u trajtuan aspekte të ndryshme të legjislacionit aktual, duke theksuar faktin se ky legjislacion, me shumë se sa e mbështet, e vështirëson realizimin e një inisiative referendare vendore. U diskutua dhe u shkëmbyen mendime për rregullimet e nevojshme ligjore dhe për punët që duhet të bëhet për edukimin dhe sensibilizimin e komunitetit, në përgjithësi dhe grave e vajzave në veçanti per të nxitur dhe konkretizuar inisitiva referendare lokale.
Pjesëmarrëset në seminar u shprehen për vlerën që ka referendumi vendor si mundësi për të vendosur ato vetë se si duhet të zgjidhet një problem shqetësues për komunitetin e tyre. Pjesëmarrëset dakortësuan se është koha që, të gjithe të reflektojmë ndaj kësaj mundësie që ofron shoqëria demokratike, është koha që çdo njëra të mendojë se çfarë mund të bëhet dhe në çfarë rruge duhet të ecet, për konkretizuar një inisiativa referendare në Bashkinë e Elbasanit.

