Është një fondacion i krijuar sipas ligjit shqiptar në vitin 1999. Ky institut bazohet në parimet e pjesëmarrjes vullnetare, vetëqeverisjes, zgjedhjes së bordeve drejtuese në mënyrë ligjore e transparente. Misioni dhe vizioni i INSIZ është dhënia e ndihmesës dhe ofrimi i shërbimeve që do të mundësojnë zhvillimin social-politik të Shqipërisë, integrimin e vendit në struktura ndërkombëtare e familjen evropiane, duke u bazuar thelbësisht në parimet ndërkombëtare të respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve të shtetit të së drejtës. Vizioni i këtij institute është të nxisë proceset që kushtëzojnë zgjedhje të lira dhe transparente, prej të cilave buron qeverisja e mirë dhe demokracia eficente. Shtyllat mbi të cilat INSIZ ndërton misionin dhe vizionin e tij janë:
Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve
Realizimi i proceseve zgjedhore sipas standardeve ndërkombëtare.
Ndërtimi i kulturës qytetare për pozicionimin e qartë të rolit të tyre në procesin zgjedhor, duke përdorur kështu me eficencë 'votën' si mjet për zgjidhjen e problematikave të tyre.
Integrimi i grupeve diversive në proceset demokratike zgjedhore si: gratë, fëmijët, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara etj.
Ndihmesa ndaj institucioneve të administratës zgjedhore si dhe me institucionet e tjera që kanë kompetenca përkatëse në fushën e forcimit të demokracisë, duke evidentuar problematikat e ofruar rekomandime konkrete në forcimin e kapaciteteve institucionale.
Përmirësimi i legjislacionit zgjedhor, si një dimension i rëndësishëm për hartimin dhe implementimin e politikave të duhura për forcimin e demokracisë në vend.

Struktura Organizative

