Me punonjës në organet e qeverisjes vendore

y45n yhjg

Në takimin e zhvilluar me të zgjedhur dhe punonjës në organet e qeverisjes vendore, Bashkia Durrës, INSIZ filloi konsultimin publik për ndryshimet që duhet të bëhen në legjislacionin aktual që trajton çështjet që janë të lidhura me referendumin vendor.
Pjesëmarrësve në takim ju paraqitën problemet kryesore që INSIZ ka vlerësuar se duhet të trajtohen në kuadër të punës për hartimin e draft propozimeve për ligjin për referendumet vendore. Në mënyrë të veçantë, në këtë takim diskutimi u përqendrua në çështjet që mund të jenë objekt i një referendumi vendor, procedurat që duhet të ndiqen për të realizuar një referendum të tillë, vendi dhe roli i organeve të zgjedhura në pushtetin vendor, çështje të financimit të referendumit, roli i partive politike dhe marrëdheniet e tyre me referendumin vendor.
INSIZ ka planifikuar që këtë konsultim publik ta realizojë me grupe të ndryshme qytetare, punonjës në institucionet publike në nivel vendor, përfaqësues të partive politike, stafet akademike universitare, të rinj, gra dhe vajza, në bashkitë Durrës e Elbasan.
Objekt konsultimi do të jenë propozimet qe INSIZ mund të formulojë per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor dhe në ligjin “Për vetqeverisjen vendore”, në pjesët në të cilat trajtohen çështje që lidhen me referendumin vendor.