Data : 14 Shtator 2018

Workshop! Reforma zgjedhore 2017. Votimi me lista të hapura

Ky material i referohet workshopit të organizuar me temë "Qytetari dhe Listat e Kandidatëve për Deputetë - Mundësitë për Rritjen e Pjesmarrjes Qytetare", 2017. Kjo është qasja që ka mbajtur INSIZ në këtë seminar, organizuar në Tiranë.

Data : 14 Shtator 2018

Votimi i Emigrantëve

Ky material është hartuar në kuadër të seminareve të organizuara nga Kuvendi i Shqipërisë për aspekte të ndryshme të reformës zgjedhore. INSIZ, përmes këtij materiali ka ofruar qasjen dhe pikëpamjen e tij studimore referuar problematikës së votimit të emigrantëve në zgjedhjet në Shqipëri.

Data : 14 Shtator 2018

Manual trajnues për materialet propagandistike

Ky manual është përgatitur nga INSIZ në kuadër të implementimit të projektit "Për materialet propagandistike gjatë fushatës zgjedhore", financuar nga Bashkimi Evropian "Horizontal Facility". Manuali jep kuadrin konkret ligjor dhe praktik se si subjektet zgjedhore duhet të operojnë me materialet propagandistike, gjithashtu duke evidentuar dhe rolin e mekanizmave shtrëngues dhe monitorues në realizimin efektiv të kësaj praktike dhe kërkese ligjore në Shqipëri.

Data : 14 Shtator 2018

Manual për trajnimin e vëzhguesëve në zgjedhje

Legjislacioni zgjedhor në Shqipëri, përcakton disa rregulla që përbëjnë të drejta dhe detyra të vëzhguesit në zgjedhje. Ky material trajnues, i konceptuar në kuadër të misionit të ADE, trajton dhe paraqet një manual me raste teorike dhe praktike referuar rolit të vëzhguesit në një proces zgjedhor.

Data : 14 Shtator 2018

Manual për Vëzhguesin në vendin e numërimit të votave

INSIZ, në kuadër të punës së ngritur në kuadër të ADE, e ka trajtuar dhe pozicionin e vëzhguesit në vendin e numërimit të votave, si momenti më i rëndësishëm, nga i cili varet rezultati i zgjedhjeve. Roli dhe misioni që ka vëzhguesi vendor në këtë moment të procesit zgjedhor, mund të shërbejë si një filtër mbrojtës për ecurinë e procesit, e mbi të gjitha të rezultatit të zgjedhjeve. Ky manual sqaron auditorin përkatës për aspektet teorike dhe praktike që i adresohen vëzhguesit vendor në vendin e numërimit të votave.

Data : 14 Shtator 2018

Kodi i Etikes së Vëzhguesit në Zgjedhje

Ky material është përgatitur në kuadër të trajnimeve të realizuara nga Akademia për Demokraci dhe Zgjedhje. Kodi i Etikës, si një aspekt themeltar që ngre dhe kushtëzon performancën e një vëzhguesi, vjen në një aspekt analizues dhe informues drejtuar auditoreve përkatëse. Etika, në punën e një vëzhguesi, nuk është vetëm çështje morali, por mbi të gjitha duhet të gëzojë koordinatat e duhura ligjore për të lehtësuar dhe orientuar punën korrekte dhe misionin që vëzhguesi ka në një proces zgjedhor.