Fazat e projektit

Qëllimet dhe objektivat e projektit do të arrihen nëpërmjet realizimit te aktiviteteve të cilat planifikohet të kryhen në dy faza kryesore:

  • Faza e parë

    Analizë dhe konceptim i ndërhyrjeve me objekt legjislacionin zgjedhor për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore:

  • Analizë e legjislacionit aktual për identifikimin e problemeve që gjenerojnë efekte të padëshiruara në cilësinë e përfaqësimit të qytetarëve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore.
  • Anketim i përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të qytetarëve në zonat urbane, periurbane dhe rurale, të rinj, gra e vajza, komunitete të zgjedhësve të marginalizuar, përfaqësues të pakicave kombëtare, të zgjedhor vendor, punonjës në administratën lokale në njësitë administrative.
  • Analizë dhe identifikimim i perceptimeve dhe pritshmërive për nivelin e përfaqësimi në organet e qeverisjes vendore dhe konceptimi i rrugëve dhe ndërhyrjeve të mundshme.
  • Organizim dhe zhvillim i proçesit të konsultimit dhe diskutimit me grupe të ndryshme të qytetarëve, të zgjedhur dhe nënpunës në organet e pushtetit vendor, stafe akademike dhe specialistë të fushës, për problemet që shoqërojnë realizimin e përfaqësimit sa më të plotë e real të qytetarëve në organet e zgjedhura vendore dhe për rrugezgjidhjet që synojnë rritjen e cilësisë së përfaqesimit.
  • Faza e dytë

    Dakordësim qytetar, lobim dhe advokim institucional:

  • Hartim i draft ligjit “Për ndryshime në Kodin Zgjedhor”.
  • Ndërmarrje e nismës ligjvënëse për projekt ligjin “Për ndryshime në Kodin Zgjedhor”.
  • Organizim dhe zhvillim i fushatës informuese, nxitëse dhe sensiblizues për pjesmarrjen e qytetarve në nismën ligjvënëse.
  • Organizimi dhe realizim i nismës qytetare ligjvënëse me objekt projektligjin “Për ndryshime n
  • Kodin Zgjedhor”, i cili ka si qëllim rritjen e cilësisë së përfaqësimit të qytetarëve në organet e  zgjedhura për qeverisjen vendore.
  • Lobim dhe advokim institucional për miratimin e projektligjit “Për ndryshime në Kodin Zgjedhor”.