Akademia për Demokraci dhe Zgjedhje e Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit te
Zgjedhjeve, ka si mision nxitjen, mbeshtetjen dhe realizimin e perpjekjeve dhe çdo inisiative qe
synojnë realizimin e proçeseve demokratike, ndërtimin e shtetit të të drejtës, zhvillimin e kulturës
dhe të sjelljes në shoqërinë tonë në përputhje me kulturën dhe standartet e gjthëpranuara
demokratike.
Akademia për Demokraci dhe Zgjedhje e zhvillon të gjithë aktivitetin e saj e udhëhequr nga parimi
se demokracia dhe zgjedhjet janë të pandara nga njëra tjetra. Ato kushtëzohen dhe realizohen si
përgjegjësi, detyra dhe të drejat te qytetarit, mbi të cilat dhe në respekt të të cilave ndërtohen dhe
duhet të veprojnë të gjithë institucioneve shtetrore, politike dhe të shoqërisë civile.
Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit te Zgjedhjeve (INSIZ)
Albanian Institute for Election System Development (AIESD)
Akademia për Demokraci dhe Zgjedhje
Academy for Democracy and Election (ADE)
Qëllimet kryesore të Akademisë për Demokraci dhe Zgjedhje
- Të promovojë kultureën demokratike dhe vlerat e saj, si gjenerueset kryesore të energjive të nevojshme për zhvillimin demokratik të shoqërisë tonë
- Të organizojë dhe zhvillojë trajnime për zhvillimin e kapaciteteve në grupe e komunitetete të ndryshme shoqërore, që synojnë formimin e sjelljes qytetare demokratike, pjesëmarrjen në qeverisje dhe hartimin e politikave publike, vendimmarrje, kontroll e monitorim të qeverisjes qendrore e lokale, pjesëmarrjen në proceset zgjedhore dhe në zgjedhje, etj.
- Të identifikojë, studiojë dhe pergjithësojë arritjet më të mira në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë demokratike.
- Të promovojë vlerat më të mira në arritjet demokratike dhe zgjedhjet në vendet me demokraci të zhvilluar, për t`u përdorur si përvoja në shërbim të përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm demokratik.
- Të nxisë dhe të mbështesë përpjekjet që synojnë zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe në përputhje me standartet e gjithë pranuara.
- Nëpërmjet organizimit dhe realizimit të aktiviteteve për formim, edukim dhe sensibilizim, të nxisë dhe të mbështesë çdo inisiativë që synon rritjen e pjesëmarjes së të rinjve, grave e vajzave, komuniteteve vulnerable, pakicave kombëtare etj.., në proçeset demokratike, në përgjithësi dhe në proçeset zgjedhore, në veçanti.
