Akademia për Demokracinë dhe Zgjedhje
ADE
Ka si mision nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e përpjekjeve dhe çdo iniciativë që synojnë realizimin e proceseve demokratike, ndërtimin e shtetit të të drejtës, zhvillimin e kulturës dhe të sjelljes në shoqërinë tonë në përputhje me kulturën dhe standardet e gjthëpranuara demokratike.
Akademia për Demokraci dhe Zgjedhje e zhvillon të gjithë aktivitetin e saj e udhëhequr nga parimi se demokracia dhe zgjedhjet janë të pandara nga njëra - tjetra. Ato kushtëzohen dhe realizohen si përgjegjësi, detyra dhe të drejta të qytetarit, mbi të cilat dhe në respekt të të cilave ndërtohen dhe duhet të veprojnë të gjithë institucioneve shtetërore, politike dhe të shoqërisë civile.
Qëllimet kryesore të Akademisë për Demokraci dhe Zgjedhje
- Të promovojë kulturën demokratike dhe vlerat e saj, si gjenerueset kryesore të energjive të nevojshme për zhvillimin demokratik të shoqërise tonë.
- Të organizojë dhe zhvillojë trajnime për zhvillimin e kapaciteteve në grupe e komunitete të ndryshme shoqërore, që synojnë formimin e sjelljes qytetare demokratike, pjesëmarrjen në qeverisje dhe hartimin e politikave publike, vendimmarrje, kontroll e monitorim të qeverisjes qendrore e lokale, pjesemarrjen në proceset zgjedhore dhe në zgjedhje, etj..
- Të identifikojë, studiojë dhe përgjithësojë arritjet më të mira në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë demokratike.
- Të promovojë vlerat më të mira në arritjet demokratike dhe zgjedhjet në vendet me demokraci të zhvilluar, për t`u përdorur si përvoja në shërbim të përpjekjeve tona për zhvillim të vazhdueshëm demokratik.
- Të nxisë dhe të mbështesë përpjekjet që synojnë zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe në përputhje me standartet e gjithëpranuara.
- Nëpërmjet organizimit dhe realizimit të aktiviteteve për formim, edukim dhe sensibilizim, të nxisë dhe të mbështesë çdo iniciativë që synon rritjen e pjesëmarjes së të rinjve, grave e vajzave, komuniteteve vulnerable, pakicave kombëtare etj.., në proceset demokratike, në përgjithësi dhe në proceset zgjedhore, në veçanti.
