Në Universitetin e Durrësit

pffff

Me të rinjtë, studentë të vitit të dytë, dega marketing, në Universitetin e Durresit u diskutua për vlerën dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja në aktivitetet komunitare, përpjekjet që kërkohet të bëhen prej tyre për të ndryshuar sjelljen dhe kulturën qytetare ndaj të drejtave dhe detyrave për pjesëmarrje në vendimmarrjen në jetën politike të vendit dhe për mirëadministrimin e jetës komunitare në njësinë vendore ku jetojnë. Angazhimi i tyre në inisiativa për referendume vendore ishte një ndër çështjet që u diskutua në këtë takim. U theksua se për realizimin e inisiativave të tilla nuk mjafon vetëm një legjislacion mbështetës por e domsodoshme është të punohet për të formuar kulturën dhe sjelljen qytetare ndaj proceseve të tilla. Studentë që morën fjalën në këtë takim veçuan si faktor pengues për inisiativat referendare, politizimin e madh të shoqërisë. Kësaj pengese duhet t`i kundërvihen përpjekjet që kanë si objektiv të tyre formimin e kulturës së bashkëpunimit dhe reagimit në gjirin e shoqërisë. Theksuan se për formimin e kësaj kulture rol të vecantë ju takon atyre.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të Institutit Shqiptar për Zhvillimin Sistemit të Zgjedhjeve, Leviz Albania dhe Departamentit te Marketingut, Fakulteti i Bisnesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.