Është një fondacion i krijuar sipas ligjit shqiptar në vitin 1999. Ky institut bazohet në parimet e pjesëmarrjes vullnetare, vetëqeverisjes, zgjedhjes së bordeve drejtuese në mënyrë ligjore e transparente. Misioni dhe vizioni i INSIZ është dhënia e ndihmesës dhe ofrimi i shërbimeve që do të mundësojnë zhvillimin social-politik të Shqipërisë, integrimin e vendit në struktura ndërkombëtare e familjen evropiane.





